Nesër kalon afati për dorëzimin e të dhënave nga kompanitë që tregtojnë me prodhime bujqësore

Maqedonia

Nesër kalon afati për dorëzimin e të dhënave nga kompanitë që tregtojnë me prodhime bujqësore

Më: 30 mars 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Deri më 31 mars personat juridik të regjistruar për tregti dhe përpunim të prodhimeve bujqësore duhet t’i dorëzojnë të dhënat për blerjen e planifikuar këtë vit dhe për blerje në vitin e kaluar.

Gjobat për mospërmbushjen e këtij detyrimi ligjor është 1.500 euro.

‘Kalon afati për dorëzimin e të dhënave nga kompanitë që tregtojnë dhe përpunojnë prodhime bujqësore. Në fillim të çdo viti ata patjetër të paraqesin sa sasi të ushqimit blejnë nga bujqit’, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, njofton AIM.

Sipas MBPU, blerja e prodhimeve bujqësore mund të kryhen vetëm nga persona juridik të cilët regjistrohen për tregti dhe përpunim në ministri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat