Memeti: Institucionet zbatojnë agjenda partiake në Maqedoni

Maqedonia

Memeti: Institucionet zbatojnë agjenda partiake në Maqedoni

Më: 30 mars 2017 Në ora: 13:09
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, e ka prezantuar raportin vjetor për funksionimin e institucioneve të vendit, për të cilat thotë se janë jofunksionale dhe me agjenda partiake.

Sipas tij, nuk ka asnjë përparim, përkundrazi, ka stagnim dhe hapa mbrapa. Ai i akuzoi institucionet për mosbashkëpunim me Avokatin e Popullit. Memeti tha se ”Termini im” krijo kaos në shëndetin publik.

Avokati i Popullit bëri të ditur se ka patur pengesa nga Ministria për punë dhe politika sociale, ajo e shëndetësisë, MPB-ja, Ministria e Drejtësisë dhe DHP-ja, për të zbazuar procedura të plota për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ai bëri të ditur se të burgosurit jetojnë në kushte të këqia, johumane, si edhe u është shkurtuar e drejta për sigurim shëndetësor, duke shtuar se është konstatuar përdorim i dhunës nga policët e burgut, si edhe brutalitet policor në kohën e protestave të Revolucionit Laraman. Avokati i Popullit ka proceduar vitin e kaluar, 4.718 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat