Maqedonia ka institucione më pak transparente, edhe pse ligjet i ka më të mira

Maqedonia

Maqedonia ka institucione më pak transparente, edhe pse ligjet i ka më të mira

Më: 30 mars 2017 Në ora: 14:08
Hulumtimi i OJQ-së Metamorfozis

Maqedonia ka ligje më të mira dhe më bashkëkohore sa i përket transparencës së institucioneve në rajon, por ata nuk janë të hapur, kështu që vendi qëndron në pozitë më të keqe në rajon.

Institucioni i cili është më pak transparent është Ministria e Mbrojtjes, ndërsa më transparente është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por vetëm 52% në bazë të treguesve, tregoi hulumtimi i OJQ-së Metamorfozis, në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2016, raporton TV21.

Sipas këtij hulumtimi, një numër i madh i institucioneve në faqet e tyre nuk publikojnë informata që janë të interesit publik, siç janë raportet për buxhet, furnizime publike, mbledhje publike etj.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kur është fjala për transparencën e institucioneve, Maqedonia është në pozitë më të keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat