PRSD: Udhërëfyesi i OBRM-PDUKM-së çon në rrugë pa dalje

Maqedonia

PRSD: Udhërëfyesi i OBRM-PDUKM-së çon në rrugë pa dalje

Më: 30 mars 2017 Në ora: 14:52
PRSD

Për PRSD-në, është një absurd, paturpësi dhe hipokrizi, që partia në pushtet e cila, sipas PRSD-së, kënaqi interesat e ngushta të saj në dëm të qytetarëve, të propozojë dalje nga kriza.

PRSD-ja vlerëson se insistimi që qeveri të formohet nga dy partitë politike fituese të të dy grubeve etnike paraqet rrezikim të rendit kushtetues të vendit, duke e konsideruar si qasje etnocentriste ndaj organizimit të pushtetit ekzekutiv.

Në lidhje me ”platformat e jashtme”, PRSD-ja konsideron se anëtarësimi në NATO dhe BE paraqet njohje dhe pranim të disa vlerave të caktuara politike dhe normave, që siç duket, nuk janë sipas dëshirës së OBRM-PDUKM-së.

PRSD-ja vlerëson është i dëmshëm dhe i panevojshëm ”servilizmi i partive politike shqiptare” ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sepse sipas tyre, interesat strategjike të Maqedonisë duhet të vërtetohen pavarësisht përkatësisë etnike, kurse në anën tjetër PRSD-ja konsideron se insistimi i OBRM-së, për Deklaratën politike shqiptare paraqet manipulim me trupin votues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat