LSDM: Qeveria punë e mbaruar, proces që nuk ndalet

Maqedonia

LSDM: Qeveria punë e mbaruar, proces që nuk ndalet

Më: 30 mars 2017 Në ora: 17:01
LSDM

LSMD-ja përmes një kumtese thekson se asnjë bllokim i proceseve demokratike nuk do t’i pengojë ndryshimet në shtet.

Nga partia thonë se punëtor e falimentuar sot do të kishin status të zgjedhur dhe të ardhura të denja, nëse nuk frenohej puna e Kuvendit, ndërsa qytetarët tjerë edhe sot shfrytëzojnë energji të shtrenjtë elektrike dhe paguajnë taksë radiodifuzive sepse, siç thonë, pakica në Parlament e shkel vullnetin e shumicës.

“Rreth 700 mijë qytetarë zgjodhën qeveri të re, ndryshime, drejtësi, barazi dhe jetë për të gjithë dhe asnjë tentim dëshpëruese nuk mund ta pengojë. Maqedonia do të fitojë qeveri të re reformuese të qytetarëve të udhëhequr nga LSDM-ja për të cilën kishte mbështetje të gjerë dhe të padyshimtë”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat