Merkel: Përkundër komplikimeve, nuk mund t’ua mohojmë perspektivën europiane Ballkanit perëndimor; Orban kërkon anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë

Maqedonia

Merkel: Përkundër komplikimeve, nuk mund t’ua mohojmë perspektivën europiane Ballkanit perëndimor; Orban kërkon anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë

Nga: Fitim Dika Më: 30 mars 2017 Në ora: 18:56
Angela Merkel

Partitë Popullore Europiane janë takuar në kongresin e tyre në Malta, të mërkurën dhe të enjten, ku kanë diskutuar për peripecitë e tanishme dhe të ardhmen. “Përballë perdes së hekurt, unë ngjitesha majë kodrës për të dëgjuar këmbanën e kishës nga Bajerni. Kjo ishte për mua si një gëlltitje për lirinë,” tha përfaqësuesi i delagacionit çek.

Konservatorët europianë nuk e kanë pritur mirë largimin e Britanisë nga BE, por ata udhëheqin me pozicionet kyqe në BE, si presidentin e parlamentit Antonio Tajani, presidentit e komisionit Jean-Claude Juncker dhe presidentin e BE, Donald Tusk. “Ne kemi bërë edhe gabime,” tha Enda Kenny nga delegacioni irlandez. “Ne duhet të respektojmë bazën tonë dhe njerëzit.”

Vlerat e paqes

“Vlera e paqes nuk është e ditur për shumë të rinj, të cilët nuk kanë përjetuar luftë. Sot ata nuk dijnë më, për çfarë dhe si është krijuar BE. Sundon frikë nga rënia ekonomike dhe frikë nga humbja e kulturës si pasojë e valës së refugjatëve. Përgjigja për këtë është, të japësh siguri. Ne nuk mund të jetojmë të vetëm me vlerat e së kaluarës vetëm duke folur: Europa duhet të bëhet vend i sigurtë bashkimi,” tha  shefi i konservatorëve austriakë Reinhold Mitterlehner.

Integrim të shpejtë të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi

Me një theks tjetër foli kryeministri hungarez Victor Orban: “Përditë shoh sesi rritet ndikimi turk, rus dhe amerikan mbi Ballkanin. Kjo është e keqe. Ne duhet sa më shpejtë të jetë e mundur për të anëtarësuar Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Ne duhet të kontrollojmë kufijtë e jashtëm dhe të evitojmë destabilitetin, në rast se miliona refugjatë nga Turqia do vijnë drejt Europës.”

Donald Tusk paralajmëroi për tendenca ndarjeje. “Vetëm një Europë e bashkuar është Europë sovrane.” Jean-Claude Juncker tha se Brexit nuk është fundi i Europës: "Ne mund të krijojmë një fillim të ri.” Dhe më pas ironizon presidentin Donald Trump: "Nëse ndokush nga kontineti tjetër gëzohen për Brexit, dhe se shtete tjera duhet të ndjekin shembullin e Britanisë, atëherë së shpejti Ohajo ose Teksasi do kërkojë ndarjen nga SHBA.”

Duartrokitje për Merkelin

Vëmendja më e lartë e kongresit të konservatorëve është dalja në skenë e kancelares gjermane Angela Merkel, që mori edhe duartrokitjet më të mëdha. Bota thotë se Europa është e ndarë dhe kjo na dërgon në pyetjen drejt identitetit tonë Merkel: "Identiteti është pasqyra jonë krishtere, individualiteti.” Ajo u ndal edhe te integrimi i Ballkanit perëndimor. "Vetëm, sepse unioni jonë me 27 shtete është e komplikuar, nuk mund t’ua mohojmë perspektivën europiane Ballkanit perëndimor.”

Ajo theksoi se duhet të bëhet përpjekje për arritjen e një projekti madhor për BE./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat