Digjet restoranti në Çarshinë e Vjetër në Shkup

Maqedonia

Digjet restoranti në Çarshinë e Vjetër në Shkup

Më: 31 mars 2017 Në ora: 16:08
ilustrim

Sot në mes ditë rreth orës 13:40 në Shkup ka ndodhur zjarr nga oxhaku i restorantit, në rrugën ‘Bitpazarska’.

Policia sot ka informuar se është kapluar nga zjarri restoranti i 47-vjeçarit XH.V. nga Shkupi. Përveç oxhakut, me zjarr është kapluar edhe konstruksionet e çative të tre banesave. Nga ana e ekipës nga Brigada e Njësitit për kundërzjarr, zjarri është shuar dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Inspektimi i vendit nga zjarri do të kryhet gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat