Asgjë e re nga kuvendi i Maqedonisë, seanca vazhdon ditën e hënë

Maqedonia

Asgjë e re nga kuvendi i Maqedonisë, seanca vazhdon ditën e hënë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:27
Kuvendi i Maqedonisë

Edhe sot pasdite vazhdoi seanca konstituive e përbërjes së re konstituive të kuvendit të Maqedonisë, ku u diskutua për zgjedhjen e kryetarit, zv. kryetarit, anëtarëve dhe zv. anëtarëve të Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime.

Seanca ishte po e njëjta, me vërejtje procedurale, replika dhe kundërreplika ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. OBRM-ja vazhdon të kërkohë hedhjen poshtë të Deklaratës politike shqiptare, kurse LSDM-ja vazhdoi të kërkojë zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit, e pastaj të zgjidhet kryetari i kuvendit.

Seanca konstituive është ndërprerë për të vazhduar të hënën, në ora 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat