Gara shtetërore në lëndën e informatikës në Maqedoni

Maqedonia

Gara shtetërore në lëndën e informatikës në Maqedoni

Më: 1 prill 2017 Në ora: 11:04
Ilustrim

Nën organizimin e Shoqatës së IT në Maqedoni, sot në Shkup do të mbahet gara e 28 shtetërore në informatikë, e cila është pjesë e projektit “Programeri i ri”.

Në këtë garë do të marrin pjesë 100 nxësës nga shkollat e mesme dhe fillore, të cilët janë zgjedhur nga pjesëmarrësit në garat rajonale. Ndërsa katër më të mirët do ta përfaqësojnë Maqedoninë në gara të nivelit ndërkombëtar.

Për mbështetje më të madhe, përvojë dhe vlera, fituesve të vendit të parë, dytë dhe tretë nga çdo grupmoshë “Semos Edukacija” do t’u ndajë kupon për trajnim pa pagesë sipas zgjedhjes së tyre.

Organizatorë të garës janë Shoqata e IT në Maqedoni dhe “Semos Edukacija”, ndërsa mbështetet nga FINKI dhe Agjencia për Rini dhe Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat