OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk mund të flasë për sistemin shëndetësor

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk mund të flasë për sistemin shëndetësor

Më: 1 prill 2017 Në ora: 15:56
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së Zllate Mehmedoviq nga LSDM-ja i cili tha se partia në pushtet është fajtore për gjendjen e sistemit shëndetësor. Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja do të bëjë çdo gjë vetëm për ta defokusuar opinionin nga politikat e tyre anti-shtetërore dhe pranimin e Deklaratës së partive shqiptare.

“Çdo herë kur LSDM-ja nuk ka përgjigje për pyetjen se a do të largohet nga Deklarata e Tiranës dhe ridefinimi i shtetit, dërgon kumtesa dhe mban konferenca përplot me manipulime dhe konstruksione. LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flet për sistemin shëndetësor në Maqedoni. Kur LSDM-ja ishte në pushtet nuk lëvizi as gishtin dhe e la sistemin shëndetësor si të fundit i ranguar në Evropë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti përmendin disa projekte të cilat thonë se i kanë realizuar në sistemin shëndetësor dhe thonë se e kanë përmirësuar rangimin e shëndetësisë së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat