LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së ta zhbllokojnë punën e Kuvendit

Maqedonia

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së ta zhbllokojnë punën e Kuvendit

Më: 2 prill 2017 Në ora: 09:13
Kuvendi i Maqedonisë

Partia opozitare përmes një kumtese me shkrim kërkon nga deputetët e OBRM-PDUKM-së të zhbllokojnë punën e Kuvendit. Nga LSDM thonë se do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili pastaj menjëherë do ta paralajmërojë Gjorge Ivanovin se ka shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe se duhet ta jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sipas tyre duhet të formojë qeverinë e re.

“Maqedonia do të jetë shtet i së drejtës, do të ketë reforma themelore në gjyqësor dhe prokurori dhe do të ketë drejtësi për të gjithë. Deputetët e OBRM-PDUKM-së për këtë arsye i pengojnë proceset demokratike në Parlament. Ata mendojnë se mund ta mbrojnë udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së nga përgjegjësia për krimet e bëra në dëm të qytetarëve, gjatë dhjetë viteve të kaluara. As Nikolla Gruevski, as deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët replikojnë mes vete në Kuvend, nuk do të ndalin drejtësinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat