Komuna e Shtipit fillon me pastrimin e hapësirave publike

Maqedonia

Komuna e Shtipit fillon me pastrimin e hapësirave publike

Më: 2 prill 2017 Në ora: 15:26
Komuna e Shtipit

Komuna e Shtipit këto ditë ka filluar me aksionin e largimit të fermave dhe kasollave që janë ndërtuar në hapësirat publike në Shtip. Inspektori komunal në Komunën e Shtipit, Borçe Bezenkov thotë se qëllimi i këtij aksioni është të largohen të gjitha ndërtimet joligjore dhe qytetit të merr pamje urbane.

“Përderisa ka objekte të ndërtuara në hapësirat publike, dalim në vendin e ngjarjes dhe i largojmë”, tha Vezenkov.

Ai theksoi se përveç objekteve, komuna intenzivisht punon edhe në largimin e makinave të dëmtuara nga qyteti.

“I zhvendosim makinat e dëmtuara, sjellim vendime, ndërsa nëse nuk merren masa nga pronarët i marrim ne dhe i zhvendosim”, i shpreh Vezenkov.

Ekipet e komunës, makinat e dëmtuara i dërgojnë në stacion filtrues, prej ku pronarët mund t’i marrin, ndërsa nëse në afat të caktuar nnuk i marrin, komuna ka të drejtë të njëjtat t’i dërgojë në ankand.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat