OBRM-PDUKM: LSDM-ja është në panik të madh nga dënimi që i pret

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja është në panik të madh nga dënimi që i pret

Më: 2 prill 2017 Në ora: 15:42
OBRM-PDUKM

“LSDM-ja në çdo konferencë për shtyp tegon në çfarë panike është partia e tyre, prej kur populli ju tregoi se kanë pranuar Deklaratën e Tiranës dhe kanë bërë tregti me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së, ndaj konferencës së zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, i cili paralajmëroi reforma të mëdha në gjyqësi dhe tha se të gjithë ata që kanë vjedhur do ta kthejnë dhe do të japin përgjegjësi.

“Frika e Petre Shilegovit dhe Zoran Zaevit se do të duhet të vuajnë dënim me burg disa vjeçarë është e drejtë. Çmendurisht i pranojnë të gjitha kërcënimet, çmendurisht luten të jenë të amnistuar për lëndën “Puç”, përmes Katica Janevas. Çmendurisht kërkojnë ndihmë nga dilerët në Haraçinë, Tetovë dhe Gostivar. Populli është ngritur dhe i’u kundërpërgjigj poitikës tradhëtuese të Zaevit dhe kompanisë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Ndërsa sa i përket drejtësisë, ata thonë se ka mjaftueshëm ligje që ata të vlejnë për të gjithë barabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat