LSDM: VMRO-DPMNE nuk ka çfarë t’i ofrojë më shtetit

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE nuk ka çfarë t’i ofrojë më shtetit

Më: 2 prill 2017 Në ora: 17:19
LSDM

LSDM e Zoran Zaevit ka refuzuar “Manifestin” e prezantuar nga VMRO-DPMNE, duke konsideruar se ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe partia e tij nuk kanë çfarë t’i ofrojnë më shtetit, por duhet të përgjigjen për shkak të bllokadës së zgjedhjes së qeverisë së re.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, deklaroi të dielën se VMRO-DPMNE-ja vetëm mund ta dorëzojë qetë pushtetin dhe të debllokojë proceset demokratike për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE-ja përmes George Ivanovit i stopon proceset demokratike të RM-së nëse përpjekjet janë të sinqerta do të duhej të vijojë procesi i dorëzimit të pushtetit në RM, me qëllim të zbatimit të reformave. Nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE-ja të flet një gjë e të bëjë diçka tjetër. Shembull më flagrant është pikërisht kërkesa e tyre e sotme për zbatimin e regjistrimit. Pas 11 viteve qeverisje dhe mbi 14 milionë euro të parave të shpenzuara shtetërore dhe regjistrimit të dështuar, tani të njëjtin ta ngritin në piedestal si prioritet i Maqedonisë”, tha Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat