Kreu i PDSH flet për nismat për çështjen shqiptare

Maqedonia

Kreu i PDSH flet për nismat për çështjen shqiptare

Më: 3 prill 2017 Në ora: 09:32
Menduh Thaçi

PDSH tash më dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të merr pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëj me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reforma të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit.

Kështu ka theksuar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pas një takimi që javën e kaluar e zhvilloi me ambasadorin e Polonisë në vend, Jacek Multanowski.

Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke kritikuar politikat virtuale dhe teatrin nacional që po zhvillohet kohëve të fundit me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat