VMRO-DPMNE: Edi Rama vazhdon me nënçmimin e popullit maqedonas

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Edi Rama vazhdon me nënçmimin e popullit maqedonas

Më: 3 prill 2017 Në ora: 12:08
Edi Rama

Luajtja dhe tregtia me interesat më të larta shtetërore dhe nacionale rrit apetitet e strukturave të ndryshme që nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë. Të shtunën ishim dëshmitarë se si disa vandalë morën guximin që të ulin flamurin e shtetit në mes të ditës në qendër të Kumanovës, disa qindra metra nga vendi ku Zaevi dhe Spasovski bënin fotografi “selfie” disa orë pasi “branitellat” maqedonas i dhanë jetët e tyre për atdhe”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet edhe se “kryeministri shqiptar Edi Rama vazhdon me nënçmimin e popullit maqedonas duke i emëruar si “sllavo-maqedonas”.

“Edi Rama indirekt porositi se nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin dhe nuk lufton për hyrje në BE, ashtu si edhe vendet tjera të rajonit, atëherë do të paraqiteshin idetë për ndryshimin e kufijve. Ky është Edi Rama i njëjtë i cili tuboi liderët shqiptarë nga Maqedoni dhe i bashkoi rreth Platformës së Tiranës. Në habi dhe dënim të përgjithshëm nga maqedonasit, Zoran Zaev dhe LSDM pozitivisht u deklaruan rreth Platformës së Tiranës”, thuhet në njoftim më tej.

Nga partia thonë se “opinioni ka qenë dëshmitar i vërtetimeve nga të gjitha anët se LSDM është dakorduar për dygjuhësinë, ndryshimin e monedhave dhe uniformave”.

“Opinioni dëgjoi Zaevin se si është i gatshëm të hapë debat për ndryshimin e emrit, flamurit dhe himnit. Qytetarët e panë se është arritur marrëveshja për kantonizim ndërsa reformatori i Zoran Zaevit, Zijadin Sela, paralajmëroi edhe federalizmin e vendit”, thonë nga VMRO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat