Familja Mijallkov futet edhe në biznesin e derivateve të naftës

Maqedonia

Familja Mijallkov futet edhe në biznesin e derivateve të naftës

Më: 3 prill 2017 Në ora: 16:01
Emil Stojmenov

Përpara dy vjetëve, dy djemtë e ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, e kanë krijuar ndërmarrjen “Bes Vej Investment”, në veprimtarinë e ndërtimtarisë.

Vitin e kaluar ata e kanë krijuar ndërmarrjen “OMPETROL OIL SH.P.K. Petrovec”, e cila është regjistruar për punë në biznesin e naftës. NOVATV zbulon se më 21 shtator të vitit të kaluar kjo ndërmarrje ka fituar licenë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës për periudhë prej dhjetë viteve.

Gazetarët e këtij medium, për  disa muaj, rresht, kanë hulumtuar në këtë  temë, ndërkaq sot nga foltorja e Kuvendit për biznesin më të ri të Mijallkovit, janë shprehur edhe e LSDM-së, Damjan Mançevski, Lupço Nikollovski, por edhe Petre Shilegov.

“Derisa ju këtu e bllokoni Kuvendin dhe institucionet, udhëhqësia e juaj u pasurua. Gjashtë milionë euro Mijallkov ka harxhuar në janar dhe mars që të blejë depo për pompa të benzinës dhe naftës? Për këtë ju po e bllokoni punën e Kuvendit? Këtë krim ju e mbroni?”, tha deputeti Mançevski.

“Kjo është gjendja e “Best Vej Investment” nga Shkupi, ku mu në këtë periudhë derisa njerëzit protestojnë, ata e blejnë nga jast “Om Petrol”.Udhëheqës, i kompanisë është djali i kushëririt të parë të Nikolla Gruevskit. Derisa qytetarët protestojnë, zgjerohet pasuria e nga magazinat dhe pompat e naftës. Nuk është patriotizmi në pyetje, nuk është asgjë tjetër në pyetje. Në pyetje është zgjerimi i pasurisë së pushteti kriminel. Por, drejtësia po vjen, prona e fituar në mënyrë kriminele do të konfiskohet”, tha deputeti Nikollovski.

“Mijallkovi i juaj në janar të këtij viti ka përfituar 6 milionë euro, ju i mbroni krimet e tyre. Zotëri Gruevski, kushëriri juaj ka blerë pompa të benzinës, nëse nuk e dini, do t’ua japë dokumentet në pauzë”, tha deputeti Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat