Maqedonia e akuzon Shqipërinë për përzierje në punët e brendshme

Maqedonia

Maqedonia e akuzon Shqipërinë për përzierje në punët e brendshme

Më: 5 prill 2017 Në ora: 07:46
Pamje e një pjese të Shkupit

Ministria e jashtme e Maqedonisë e ka akuzuar Shqipërinë për përzierje në punët e brendshme, duke u përpjekur të ndikoj në pakicën shqiptare në Maqedoni.

Kjo ministri ka kumtuar dje se e ka ftuar ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, për të protestuar për “përzierjen e hapur në punët e brendshme të Maqedonisë”, duke e akuzuar Tiranën për përpjekje për “ndryshim të rendit kushtetues në Maqedoni”.

Pas disa takimeve në Tiranë, të organizuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, partitë kryesore politike shqiptare në Maqedoni janë pajtuar për një platformë të kërkesave për të drejta më të mëdha të shqiptarëve, përfshirë edhe njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat