Mbështetja e BE-së për zbatimin e investimeve të ujërave të zeza dhe mbrojtjen e mjedisit

Maqedonia

Mbështetja e BE-së për zbatimin e investimeve të ujërave të zeza dhe mbrojtjen e mjedisit

Më: 5 prill 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Për disa vite me radhë, Bashkimi Evropian siguron investime të mëdha për të mbështetur përmirësimet në sektorin e mjedisit. Projekti “Përgatitja e studimeve (SF, VNM, CBA), dokumentacioni i projektimit dhe dosjeve të tenderit për projektet e investimit në grumbullimin dhe trajtimi e ujërave të zeza në komunat e Strumicës, Manastirit dhe Tetovës”, për të cilin Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 3.2 milionë euro nga IPA buxheti, tani është para përfundimit.

Qëllimi i këtij projekti ishte që të ofrojë kontributin në përmirësimin e infrastrukturës të ujërave të zeza dhe të kushteve të jetesës, si dhe mbrojtjen e mjedisit në komunat e Manastirit, Strumicës dhe Tetovës.

Në kuadër të implementimit të këtij projekti të BE-së, Konsulenti deri tani ka përfunduar Planet Master për aglomeratet e ujërave të zeza të Manastirit, Strumicës dhe Tetovës, Studimin e Fizibilitetit për projektin e investimeve në fushën e ujërave të zeza në Strumicë, dhe projektimin dhe dokumentacionin e tenderit për Impiant të trajtimit të ujërave të zeza në Strumicë.

Në bazë të dokumentacionit të kompletuar të projektit, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Strumicë tanimë ka filluar. Përgatitja e studimeve të fizibilitetit për investimet e ujërave të zeza në Manastir dhe Tetovë, përgatitjen e projektit dhe dokumentet e tenderit për impiante të trajtimit të ujërave të zeza në Manastir dhe Tetovë, të projektimeve të hollësishme dhe dokumentet e tenderit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjeteve të kanalizimeve në Manastir dhe Tetovë kanë avancuar dukshëm dhe do të përfundojnë deri në fund të projektit në mars 2017.

Pas përfundimit, dokumentacioni i projektit do të jetë në dispozicion për tre impiante moderne të trajtimit të ujërave të zeza me një kapacitet total prej 260,000 P.E. dhe për 80 km të rrjeteve të reja të kanalizimeve. Më shumë se 240.000 banorë në komunat e Strumicës, Manastirit dhe Tetovës do të përfitojnë nga këto investime. Zbatimi i projekteve do të kontribuojë drejt përmirësimit të ndjeshëm të cilësisë së ujit të lumenjve dhe do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik rajonal në komunat pjesëmarrëse.

Projekti “Përgatitja e studimeve (SF, VNM, CBA), dokumentacioni i projektimit dhe dosjeve të tenderit për projektet e investimit në grumbullimin dhe trajtimi e ujërave të zeza në komunat e Strumicës, Manastirit dhe Tetovës” zbatohet nga Niras A / S dhe partnerët e tij të konsorciumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat