Gashi: Ne i dhamë shansin Zaevit, ai na solli Talat Xhaferin

Maqedonia

Gashi: Ne i dhamë shansin Zaevit, ai na solli Talat Xhaferin

Më: 5 prill 2017 Në ora: 23:41
Deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi

Deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi, theksoi se si Besa, ashtu edhe partitë e tjera shqiptare i dhanë shansin LSDM-së që të fillojë një epokë të re, ndryshe nga Qeveria e kaluar, por një pjesë e shqiptarëve mbetën të dëshpëruar kur reformat e LSDM-së filluan me Talat Xhaferin, ish ministrin e Gruevskit.

“Ne i dhamë shansin Zaevit, edhe Besa edhe partitë e tjera. Ne deshtëm të tregojmë se si shqiptarë jemi kundër kësaj qeverisje, që ka qenë kundër integrimit në BE dhe në NATO. Por, nëse ai mendon se me figura të tilla si Talat Xhaferi do të shtyjë, mendoj se shqiptarët shumë shpejt do të dëshpërohen”, deklaroi Gashi.

Gashi theksoi te 'Komiteti' se shqiptarët do ta kuptojnë se askush nuk do të artikulojë të drejtat dhe kërkesat etnike më mirë se partitë e mirëfillta shqiptare.

“Nëse ne si shqiptarë nuk i artikulojmë vetë të drejtat e tona, të jemi të bindur se asnjë maqedonas nuk do t’i artikulojë ato”, tha Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat