Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut pranoi edhe një ankesë kundër Lustracionit në Maqedoni

Maqedonia

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut pranoi edhe një ankesë kundër Lustracionit në Maqedoni

Më: 6 prill 2017 Në ora: 14:44
Ilustrim

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut e ka pranuar ankesën e Petar Karajanovit, të cilin, në vitin 2013 Komisioni i lustrimit e shpalli si bashkëpunëtor të shëbimeve të kohës së komunizmit.

Sipas komisionit, Karajnanov kishte qenë bashkëpunëtor i shtetit, në vitet 1962-1963, përmes shërbimeve të sigurimit. Karajanov akuzoi komisionin se i është shkelur e drejta e dëgjimit të drejtë, duke mos u shqyrtuar dëshmitë e tij.

Nova Tv bën të ditur se Karajanov gjithashtu u ankua se dokumenti u publikua para se të sjellet vendim për të, që sipas tij, ia ka dëmtuar namin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat