Tre kandidatë për policë kanë humbur vetëdijen

Maqedonia

Tre kandidatë për policë kanë humbur vetëdijen

Më: 6 prill 2017 Në ora: 16:49
ilustrim

Në Qendrën për trajnime të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20, gjatë zbatimit të rreshtimit të mëngjesit me kandidatët në trajnimin bazë për policë, gjenerata 2017/18, në praninë e ekipeve kujdestare të Qendrës për trajnim, komandanti i klasës, si dhe eprorë të tjerë disiplinues, tre studentëve nga shkaqe të panjohura u ka rënë të fikët, pas së cilës është intervenuar menjëherë nga ana e eprorëve disiplinues.

MPB kumtoi se tre kandidatët  janë larguar nga rreshtimi dhe u është dhënë ndihma e shpejtë pas së cilës kanë deklaruar se ndjehen më mirë.

Ndërkohë, siç theksohet, në dhimbje stomaku dhe marramendje janë ankuar edhe disa kandidatët të tjerë, për çka nga ana e ekipeve kujdestare të Qendrës dhe komandantit të klasës rreshtimi i mëngjesit është ndërprerë, ndërsa kandidatët janë dërguar nëpër klasa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat