Spasovski: Jemi të vendosur për ta zhbllokuar punën e Kuvendit

Maqedonia

Spasovski: Jemi të vendosur për ta zhbllokuar punën e Kuvendit

Më: 6 prill 2017 Në ora: 18:26
Oliver Spasovski

“Sot në Kuvendin e Maqedonisë, shumica parlamentare duke u bazuar mbi dispozitat e Rregullores së punës së Kuvendit, në mënyrë legjitime kërkon që udhëheqësi i seancës kosntituive të propozojë votim në bazë të nenit 79, paragrafit 2, i cili thotë se gjatë seancës mund të kërkohet të kalohet në pikën e ardhshme të rendit të ditës”, deklaroi në konferencë për shtyp Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së.

Ai tha se këtë e kërkojnë me qëllim të zhbllokohet seanca dhe të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. Spasovski gjithashtu u shpreh se do të vazhdojnë ta kërkojnë atë që e kanë detyrë dhe do të bëjnë gjithçka për ta zhbllokuar punën e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat