BE ultimatum Maqedonisë: Duhet të zgjidhet qeveria e re dhe kryeparlamentari

Maqedonia

BE ultimatum Maqedonisë: Duhet të zgjidhet qeveria e re dhe kryeparlamentari

Më: 7 prill 2017 Në ora: 10:40
Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar disa herë, duke përfshirë edhe Parlamentin Evropian, që rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare duhet të respektohen, pasiguria aktuale duhet të merr fund dhe qeveria duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme, mbi bazën e shumicës parlamentare, ka theksuar zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç mbi situatën e re në Parlamentin e Maqedonisë për të zgjedhur Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Ajo shton se, siç është thënë në deklaratat e kreut të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, Komisionerit Johannes Hahn dhe Parlamentit Evropian, inkurajohet presidenti Gjorge Ivanov që urgjentisht të rishikojë pozicionin e tij.

“Tani ne presim që të gjithë liderët politik dhe institucionet të mundësojnë që proceset demokratike të shkojnë në kursin e tyre, dhe kjo përfshin zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit pa vonesa të mëtejshme”, tha Kocijançiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat