OBRM-PDUKM: LSDM është tërësisht kundër popullit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM është tërësisht kundër popullit

Më: 7 prill 2017 Në ora: 13:01
OBRM-PDUKM

Në komunikatën e sotme të OBRM-PDUKM, akuzohet LSDM-ja si parti e cila është kundër popullit maqedonas.

‘Krimineli Zaev dhe banda rreth tij është e pamatur. Duan t’i heshtin të gjithë ata të cilët flasin kundër Deklaratës së Tiranës dhe të cilët e kanë demaskuar tradhëtin e tyre. Ka premtuar dygjuhësi, debat për himnin, flamurin dhe stemën. Ka premtuar ndryshim të kartëmonedhave, uniforma dygjuhëshe dhe federalizim. Ka premtuar funksione shtetërore dhe me heshtjen i ka aprovuar të gjitha ofendimet dhe ka mohuar identin maqedonas’, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas partisë, në panikë janë edhe mediumet nën kontrollë të LSD/Soros-it. Ata patjetër, sipas OBRM-PDUKM, që të shkruajnë lajme të rejshme dhe fshehin veprimet kriminale të Zaevit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat