Jolevski: Rajoni të anëtarësohet në BE dhe në NATO për të mirën e stabilitetit dhe sigurisë

Maqedonia

Jolevski: Rajoni të anëtarësohet në BE dhe në NATO për të mirën e stabilitetit dhe sigurisë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:52
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, mori pjesë në takimin e Romës të titulluar ” Rruga deri te integrimi” që është pjesë e konferencës së organizuar nga Kolegji i mbrojtes i NATO-s.

Me këtë rast, sipas AIM-së, Jolevski theksoi se anëtarësimi në BE dhe në NATO ka rëndësi strategjike për Maqedoninë, por edhe për Evropën dhe se kjo e fundit duhet patjetër të gjej mënyra për t’i përshpejtuar proceste integruese për vendet e mbetura të Evropës Juglindore.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, në takim është theksuar se anëtarësimi në Aleancë duhet të shihet në aspektin e ruajtjes dhe përparimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Përndryshe, qëllimi i konferencës është që të jepet kontribut plotësues për sigurinë e bashkësisë ndërkombëtare, duke shikurar në perspektivën e mendimeve politike dhe strategjike, por në drejtim të integrimit të vendeve tjera të Ballkanit në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat