LSDM: Bllokimet për interesat e kriminelëve do të ndalojnë

Maqedonia

LSDM: Bllokimet për interesat e kriminelëve do të ndalojnë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 09:22
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate thekson se shumica e re parlamentare prej 67 deputetëve është e detyruar që sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e re. Sipas tyre, është e pakuptueshme që interesat e kriminelëve të vendosen mbi interesat shtetërore dhe të qytetarëve, duke akuzuar OBRM-PDUKM-në dhe Gjorge Ivanovin se po e bëjnë këtë, nën urdhrin e Nikolla Gruevskit.

“Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së po bllokon proceset demokratike dhe në opinion po përhapet retorika e dhunës, vetëm të sigurohet një ditë më shumë për krimet të reja dhe të sigurohet pasuri më e madhe për vete dhe bashkëpunëtorët e tyre. Tenderi prej 60 milionë euro për firmë të afërt me kushëririn e Gruevskit, Sasho Mijallkov, popmat e benzinës dhe platformat e naftës për Mijallkovin, janë dëshmia më e mirë se interesat e kriminalëve dhe frika nga përgjegjësia qëndrojnë pas bllokadës së proceseve demokratike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat