OBRM-PDUKM: LSDM-ja po tenton të formojë qeveri sipas dëshirës së Edi Ramës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja po tenton të formojë qeveri sipas dëshirës së Edi Ramës

Më: 8 prill 2017 Në ora: 10:05
Kryeministri shqiptar Edi Rama

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese me shkrim thekson se LSDM-ja nuk po arrin të realizojë premtimet për ndarjen e Maqedonisë dhe po bëhet gjithnjë e më nervoze. Nga partia në pushtet, thonë se populli e ndaloi Zaevin në tregtinë me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare vetëm për të shpëtuar nga burgu për krimet e bëra.

“Grupi kriminelëve nga LSDM-ja nuk pati sukses në tentimin për puç. Nuk pati sukses me thyrjen e Rregullores për punë të Kuvendit, ligjeve dhe Kushtetutës që të zgjedhet kryetar Tirane në Kuvend. Grupi i LSDM-së nuk pati sukses të bëj hapin e parë, që përmes derës së vogël të realizojë Deklaratën e Tiranës. Kriminelët nga LSDM-ja përsëri nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, të formojnë qeveri me dëshirën e Edi Ramës. LSDM-ja për ta shpëtuar veten nga burgu, gjithë shtetin po e fut në humnerë politike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat