LSDM-ja akuzon pushtetin për shkatërrim të sistemit arsimor

Maqedonia

LSDM-ja akuzon pushtetin për shkatërrim të sistemit arsimor

Më: 9 prill 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

LSDM-ja sot i vlerësoi si të pasuksesshme politikat arsimore të OBRM-PDUKM-së dhe kërkoi që sa më parë të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe të mundësohet formimi i qeverisë së re, e cila do të punojë në zgjidhjen e problemeve serioze arsimore.

Kryetari i Komisionit të arsimit në LSDM, Petar Atanasovski, deklaroi se mungesa e sistemit serioz arsimor dhe stabil ndikon mbi nxënësit. Ai i përmendi të dhënat shqetësuese të Bankës Botërore, në të cilat thuhej se 2/3 e të rinjve në Maqedoni janë analfabet funksional.

“Në të njëjtën kohë nxënësit nga Maqedonia kan treguar rezultate më të dobëta sipas organizatës botërore relevante PISA, në testimet në shkencë, matematikë dhe lexim me kuptim. Ministria e Arsimit çdo vit merr vlerësime negative në raportet e BE-së, se nuk ka kapacitet për reforma të mëdha. Institucionet arsimore janë të paafta”, u shpreh Atanasovski.

Ai tha se nëse partia e tij vjen në pushtet, do të zbatojë reforma themelore në arsim, duke filluar prej largimit të testimit ekstern, studimet e disperzuara, dënimet për mësuesit, ndërsa tha se po planifikojnë edhe hapjen enjë Instituti për zhvillim të arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat