A do të ç’bllokohet sot Kuvendi i Maqedonisë?

Maqedonia

A do të ç’bllokohet sot Kuvendi i Maqedonisë?

Më: 10 prill 2017 Në ora: 08:48
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë sot seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare, ku duhet të zgjidhet kryetari, zv.kryetari, anëtarët dhe zv.anëtarët e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime.

Komisioni në fjalë ka gjashtë anëtarë të OBRM-PDUKM-së, pesë anëtarë të LSDM-së, si edhe nga një anëtarë për BDI-në dhe Lëvizjen Besa.

Në rend të ditës të seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kuvendi deri tani nuk ka arritur që të bëjë zgjedhjet që janë në rend të ditës për shkak të kundërshtimit të OBRM-PDUKM-së, e cila me replika dhe kundërreplika vazhdon që ta mbaj të bllokuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat