LSDM: Institucionet të mos i nënshtrohen skenarëve të dhunshëm

Maqedonia

LSDM: Institucionet të mos i nënshtrohen skenarëve të dhunshëm

Më: 10 prill 2017 Në ora: 14:23
LSDM

LSDM-ja sot në një kumtesë theksoi se institucionet kanë detyrim të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe të mos i nënshtrohet skenarëve të dhunshëm.

Sipas LSDM-së, shumë shpejt do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe pastaj edhe qeveri e re e qytetarëve të Maqedonisë së bashkuar, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet në shtet.

“Vendimi është i 700.000 qytetarëve i shprehur në zgjedhjet kredibile, i filtruar në 67 mandate të deputetëve të shumicës parlamentare, i cili ka të drejtë, por edhe obligim t’i zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re”, thekson LSDM-ja.

Shtoi se kryetari i VMRO-DPMNE-së “nuk guxon të kërcënohet me dhunë dhe se qytetarët janë faktor, kanë zgjedhur bashkim, drejtësi dhe ndryshime dhe ato do të ndodhin”.

“Iu themi institucioneve dhe të punësuarve në to, se ka shumicë të re parlamentare dhe se janë të obliguar t’i mundësojnë proceset demokratike në pajtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve nga zgjedhjet”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat