Deputeten e VMRO-së më shumë e trembin Sela dhe Doda, sesa Janeva dhe Fetai

Maqedonia

Deputeten e VMRO-së më shumë e trembin Sela dhe Doda, sesa Janeva dhe Fetai

Më: 10 prill 2017 Në ora: 15:59
Deputetja e VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë Daniella Rangellova

Deputetja e VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë Daniella Rangellova gjatë replikave mes vete të deputetëve të partisë së saj gjatë "debatit" rreth rregullores së Kuvendit, tha se nuk frikohet nga Prokuroria Speciale Publike e Katica Janevës, por nga kolegu i saj deputet, lideri i Lëvizjes për Reforma - PDSH, Ziadin Sela.

Rangellovën, e cila është edhe kryetare e Forumit të gruas të partisë së Nikolla Gruevskit, gjithashtu më shumë sesa Janeva dhe dora e saj e djathtë Fatime Fetai, e tremb edhe deputetja në Kuvendin e Shqipërisë Mersila Doda, e cila lidhur me krizën aktuale në Maqedioni porositi se shqiptarët e Maqedonisë e kanë pas veten shtetin dhe mbarë kombin shqiptar.

”Nuk frikohem nga Prokuroria Speciale Publike e as nga askush. Frikohem nga Ziadin Sela, partneri juaj i tentim-pushtetit. Frikohem nga deputetja e Shqipërisë, Mesila Doda që flasin kundër Maqedonisë dhe thonë se maqedonasit nuk ekzistojnë,” tha Rangellova duke iu drejtuar LSDM-së së Zoran Zaevit.

Përndryshe, në rend dite për të folur nga foltorja presin edhe 45 deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat