LSDM: Ivanovi të respektojë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe ta jep mandatin

Maqedonia

LSDM: Ivanovi të respektojë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe ta jep mandatin

Më: 11 prill 2017 Në ora: 10:10
LSDM

Përmes një kumtese, LSDM-ja edhe një herë bën thirrje për mençuri, ndërkaq kërkon nga Ivanovi që të respektojë vullnetin e shumicës së qytetarëve të konvertuar në 67 deputetë në kuvend dhe ta jep mandatin.

Sipas kësaj partie, OBRM-PDUKM-ja dhe Gruevski tashmë janë opozitë dhe se nuk guxojnë që të kërcënojnë duke tentuar që, sipas tyre, të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimet e kryera.

LSDM-ja vlerëson se interesi më i madh shtetëror është transferimi i qetë i qeverisjes dhe se institucionet janë të obliguara që të mundësojnë zbatimin e proceseve demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat