Althauser: Kuvendi të bëjë punë operative dhe të formojë qeveri

Maqedonia

Althauser: Kuvendi të bëjë punë operative dhe të formojë qeveri

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:00
Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser ka komentuar edhe një herë gjendjen në vend duke apeluar që e njejta të zgjidhet sa më shpejtë dhe vendi të drejtohet kah reformat.

”Zgjedhjet parlamentare të parakohshme janë mbajtur para katër muajve. Të gjitha analizat tregojnë se kriza ka ndikuar negativisht mbi kompanitë e vendit, në rrënien e Bruto Prodhimit Vendor dhe ndërkohë është rritur tensioni fiskal gjë që ndikon në pasigurinë e sektorit privat dhe zvogëlohen investimet e jashtme në vend. Për këtë duhet që Kuvendi të zhbllokohet dhe të zgjedh krizën politike në vend me zgjedhjen e qeverisë së re.” thotë mes tjerash Althauser.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat