LSDM: Shumica parlamentare do të jetë më e vendosur në Kuvend

Maqedonia

LSDM: Shumica parlamentare do të jetë më e vendosur në Kuvend

Më: 12 prill 2017 Në ora: 10:26
LSDM

Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja bën të ditur se shumica parlamentare do të jetë më e vendosur në realizimin e zgjedhjes së qytetarëve.

Sipas tyre, Maqedonia është demokraci parlamentare dhe se ka një shumicë parlamentare prej 67 deputetëve që kanë të drejtë dhe obligim për të zgjedhur Kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re.

Prandaj, LSDM-ja u bën thirrje OBRM-PDUKM-së që në Kuvend që të lejojnë vazhdimin e proceseve demokratike, duke shtuar se ska marrëveshje me kriminelë dhe ska as amnesti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat