Fouéré: BE të sanksionojë Ivanovin dhe Gruevskin

Maqedonia

Fouéré: BE të sanksionojë Ivanovin dhe Gruevskin

Më: 12 prill 2017 Në ora: 11:38
Erwan Fouéré

Nëse BE-ja është serioze në lidhje me mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë duhet pastaj të vendosë sanksione, jo vetëm kundër kryetarit Gjorge Ivanov, por edhe kundër partisë në pushtet, për shkak se ata injorojnë angazhimet për të cilët ata vetë kanë rënë dakord sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Për shembull, roli i Prokurorisë Speciale, e cila është kritike për sundimin e ligjit, thotë ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni Erwan Fouéré për emisionin Faktor 24.

Sipas eurodiplomatit absolutisht është vendimtare që ky presion të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur, para se situata në vend të bëhet më tej e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Është absolutisht e nevojshme të rritet presioni mbi kryetarin e shtetit, sepse është e papranueshme si kryetar i vendit-kandidat, të shkelë Kushtetutën në këtë mënyrë, siç Ivanov ka bërë gjatë javëve të fundit, pa asnjë pasojë, gjithashtu është edhe më tragjike se kryetar i partisë në pushtet, Gruevski, flet për mbrojtjen e vendit, por në qoftë se e shihni mirë se çka mendon ai, kur flet për vendin, Gruevski flet për partinë e tij. Nuk është i interesuar për interesat e vendit.

Nëse ish-kryeministri do të ishte i interesuar, ai do të lejonte që të formohet koalicion dhe do të pranonte rolin e opozitës. Do të punonte në Parlament dhe kështu Gruevski do të dëshmonte se mbron interesat e vendit, por ai nuk e bëri atë”, kështu ka vlerësuar Fouéré duke thënë se pikërishti Gruevski ishte që e shkatërroi vendin.

Për ish-kreun e delegacionit të BE-së në Maqedoni, është e turpshme që kryekuvendari aktual Trajko Veljanovski, refuzon të respektojë rregullat e procedurës së Kuvendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat