BPRM: Kriza politike ndikon në stabilitetin ekonomik

Maqedonia

BPRM: Kriza politike ndikon në stabilitetin ekonomik

Më: 12 prill 2017 Në ora: 15:38
Banka Popullore e Republikës së Maqedonis

Komiteti për politikë monetare operative pranë Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë vlerëson se bazat e stabilitetit ekonomik të vendit janë pozitive.

Megjithatë, komiteti thekson se ka rreziqe nga zhvillimet politike në vend dhe se këto rreziqe ekzistojnë edhe më tej.

BPRM-ja bën të ditur se në çerekun e parë të këtij viti pritshmëritë janë që ekonomia është në lëvizje pozitive, duke shtuar se treguesit e lartë janë të kufizuar.

Sipas njoftimit të Bankës, likuiditeti i bankave në mars ka vazhduar që të rritet, me një dinamikë mesatare. Kjo ka bërë që Banka të tërheqë një pjesë të madhe të likuiditetit përmes instrumentit kryesor – obligacionet e arkës.

Të dhënat më të reja të publikuara nga BPRM-ja nuk tregojnë ndryshime në nivelin e kursimit të popullsisë për muajin mars.

BPRM-ja paralajmëron përcjellje të vëmendshme të lëvizjeve dhe ndyshimeve të ardhshme në politikën monetare që do të kushtëzohen nga stabiliteti i mëtutjeshëm i mjedisit politik në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat