A do të ndryshojë diçka për të dënuarit e rastit ”Monstra”

Maqedonia

A do të ndryshojë diçka për të dënuarit e rastit ”Monstra”

Më: 12 prill 2017 Në ora: 16:41
Rasti ”Monstra”

Për masakrën në Liqenin e Smillkovës gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm. Avokatët edhe më tej janë të bindur se rasti Monstra është i montuar dhe se të dënuarit janë të pafajshëm. Prokuroria Speciale tashmë ka hapur procedurë parahetimore për rastin në fjalë. Avokati Naser Raufi deklaron se “Monstra” do të merrte një kahe tjetër nëse Kuvendi do t’i votonte ndryshimet në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur. Një gjë të tille e kërkoi personalisht edhe Katica Janeva.

Prokurorja Speciale rreth një muaj më parë edhe njëherë porositi se, nëse vetë do ti mbronte dëshmitarët, shumë raste me interes publik, do t’i zgjidheshin më lehtë ose do të merrnin kahe tjetër. Mes tyre është edhe rasti “Monstra”.

”Një lloj i informatorëve, mendoj se janë njerëzit që u dënuan dhe akuzuan në rastin “Puçi”, sepse ata në një farë mënyre së bashku me konferencat e shtypit që i mbanin lidhur me dëshmitë e marra joligjore, treguan me çfarë krimi dhe veprime kriminele ka zbatuar 10 vite në pushtet një parti politike dhe funksionarë të caktuar – deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.

Dhjetëra premtime se të vërtetën për rastin “Monstra” do ta dëgjojnë edhe qytetarët, dha kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Disa herë lideri i opozitës deklaroi se njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg.

”E dini se Liqeni i Smillkovës është një rrugë e dëshmive që edhe qytetarët e vendit e presin. Ne përpiqemi të jemi të kujdesshëm me publikimin e dëshmive që posedojmë. Përse? Pasi pas ngjarjeve të Kumanovës, gjendja në Maqedoni është e ndjeshme. Por, premtuam se të vërtetën e plotë do ta ndajmë me qytetarët, kështu që përnjë kohë të shkurtër edhe provat për liqenin e Smilkovës do të publikohen” – tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Me burg të përjetshëm për rastin Monstra u dënuan Afrim Ismailoviq, Alil Demiri dhe Agim Ismailoviq. Fejzi Aziri dhe Sami Luta për veprën penale terrorizëm si bashkëpjesëmarrës, ndërsa Haki Aziri si ndihmës në veprën penale “Terorizëm”, i cili gjatë hetimit kishte status të dëshmitarit të mbrojtur. Për Sejdi Ramin nuk kishte prova të mjaftueshme. Gjykata penale aktgjykimin për Monstrën e solli më 30 qershor të vitit 2014, ndërsa Gjykata e Apelit e konfirmoi në dhjetor të vitit 2015. Avokati Raufi ankohet se 15 muaj presin seancë të Supremes lidhur me ankesat e tyre pranë kësaj gjykate. Jozyrtarisht ai ka mësuar se tashmë vendim ka, ndërsa seanca do të mbahet diku kah mesi i muajit maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat