Gruevski i ofron sërish LSDM-së deputete e tij për ta formuar qeverinë

Maqedonia

Gruevski i ofron sërish LSDM-së deputete e tij për ta formuar qeverinë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 20:14
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

(E plotësuar) - Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski vazhdon të bëjë thirrje kundër formimit të qeverisë nga LSDM dhe partitë shqiptare, duke thënë se populli nuk do të lejojë që në kurriz të tyre LSDM-ja të paguajë borxhet.

Gruevski kundërshtimin e tij e shprehu bazuar në protestat siç tha ai të qytetarëve, ndërsa edhe një herë i ofroi LSDM-së të gjithë deputetët e partisë së tij, për të formuar qeverinë.

Që nga arritja e marrëveshjes mes LSDM-së dhe partive shqiptare, në Maqedoni po organizohen protesta të përditshme, të cilat siç thonë, janë iniciativë qytetare, por që ka dëshmi të mjaftueshme që prapa tyre qëndron Gruevski dhe partia e tij.

Protestuesit kërkojnë që të mos pranohet platforma shqiptare dhe që gjuha shqipe të mos jetë gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë.

Gruevski: Qytetarët nuk do të paguajnë harxhimet e LSDM-së

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka folur në lidhje për borxhet e LSDM-së dhe për Zoran Zaev si kryetar të kësaj partie duke thënë se nuk do të lejojnë që qytetarët të paguajnë borxhe të partisë dhe harxhime teknike të selisë së partisë.

”E di se borxhet e partisë LSDM janë të mëdha dhe kjo ju bën presion. Gjithashtu e di se qiraja është shumë e lartë. është e pakuptueshme dhe ne bashkë me qytetarët nuk do të lejojmë që qytetarët të paguajnë këtë çmim. Qytetarët kanë dalë në rrugë dhe do të ju tregojnë drejtimin se kah të shkojnë.” tha Gruevski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat