Selmani: Kriza politike do të zgjidhet kur mazhoranca e re do të marrë mandatin në duart e veta

Maqedonia

Selmani: Kriza politike do të zgjidhet kur mazhoranca e re do të marrë mandatin në duart e veta

Më: 13 prill 2017 Në ora: 09:04
Kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, në emisionin Clik Plus ka tënë sekjo që po bën VMRO-DPMNE-ja në kuvend është vetëm për të shpëtuar kokat e tyre, lideri i tyre kërkon që të amnistojë qeverisjen e tij.

“Gruevski nuk kërkon të amnistojë veten dhe miqtë e tij por edhe gjithë sistemin që i mundësoi të qeverisë 12 vjet.”

Sipas Selmanit kjo krizë politike që e ka kapluar vendin do të zgjidhet atëherë kur shumica e re parlamentare do ta marrë mandatin në duart e veta.

“Ne përballemi me dy koncepte , koncepti i parë ai i ëndrrës europiane dhe i dyti ai sovjetik. Gruevski përfaqëson unitet pushtetesh, jo të drejta të qytetarëve por padroni do tregojë kufijtë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kjo nuk është loje naive, dhe se sa janë serioz dhe të sinqert nga ana tjetër LSDM mbetet të shikohet.”

Gruevski në pushtet nuk erdhi me nacionalizëm maqedon por atë e solli një strukturë e LDSM-së. Vlerësoj që kriza nuk do të zgjidhet derisa nuk zgjidhet kryeparlamenatri dhe shumica të marrë përgjegjësitë, ka thënë në emisionin Clik Plus kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat