Aksident i rëndë, vdes 24 vjeçari

Maqedonia

Aksident i rëndë, vdes 24 vjeçari

Më: 13 prill 2017 Në ora: 21:07
ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Koçanit në Maqedoni, ku jetën e ka humbur 24 vjeçari nga Vinica. Aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri me makinën e tipit “Mercedes Benz” është përplasur me një dru në hyrje të qytetit.

Policia theksoi se ka kryer ekspertizën, ndërsa i ndjeri ka vdekur në vendin e aksidentit. Jozyrtarisht mësohet se makina ka lëvizur me shpejtësi të madhe dhe ka humbur drejtimin, duke u përplasur në dru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat