Festa e Pashkëve sjell turistë të shumtë në Ohër dhe Strugë

Maqedonia

Festa e Pashkëve sjell turistë të shumtë në Ohër dhe Strugë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 07:41
Ilustrim

Moti i me diel ka tërhequr notarët e parë në Strugë. Një grup i vizitorëve nga Shkupi u lanë në ujërat e Drinit të Zi. Për disa vizitorë në Strugë, që kishin ardhur për festat e Pashkëve, ky ishte një atraksion i vërtetë.

Pas gjumit dimëror, Ohri dhe Struga këto ditë u ngjallën me rastin e fundjavës së zgjatur festive. Shumica e mysafirëve janë nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi dhe Greqia. Hotelierët thonë se prenotimet janë në nivel të mjaftueshëm.

Këtë vit kemi 80% prenotime në të dy objektet. Përveç vizitorëve vendor, shumica janë nga Bullgaria dhe Serbia – tha Atanas Nikolovski.

Struga ka çfarë të ofrojë. Mund të krenohet Struga me Vevçanin, me Radozhdën mund të shërbehet peshk i shkëlqyer në tërë liqenin e Ohrit. Kështu që ka mjaft çfarë të shikohet – tha Ana Jançeva, hoteliere.

Në sektorin e turizmit festat e Pashkëve dhe ato të majit janë një tregues i asaj se në çfarë sezoni turistik mund të shpresojnë këtë vit Ohri dhe Struga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat