Hapet tender për rinovimin e zyrës së Ivanovit

Maqedonia

Hapet tender për rinovimin e zyrës së Ivanovit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 07:45
Gjorgje Ivanov

Një vjet më parë zyra popullore e presidentit u demolua nga protestuesit e “Revolucionit të Larmë”, kjo si pasojë e vendimit të presidentit Ivanov për 56 faljet që i shpalli para një viti për politikanë të pozitës dhe opozitës.

Për këtë vepër, akuza rëndon mbi 6 persona. Tre persona janë liruar me kusht, kurse për tre të tjerë vazhdon procesi gjyqësor. Njëri prej tyre është Zoran Savevski nga Partia “E majta”  i cili thotë se procesi gjyqësorë ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij   Vladimir Kunovskit e Marengelen Demirit, qëllimisht po zvarritet prej një viti.

“Proceset gjyqësore u ngritën nga pushteti me qëllim që atëherë t’i de motivojnë njerëzit për mos të dalë në protestë dhe t’i dënojnë organizatorët e protestës, por ata nuk ia dolën. Edhe pas një viti të kësaj ngjarje unë do ta përsëris që nuk bëhem pishman që mora pjesë në protesta, edhe pse më akuzojnë për një vepër , të cilën unë nuk e kam bërë”, tha Zoran Saveski, Anëtar i partisë e Majta.

Nga Byroja për ekspertizë gjyqësore dëmet ishin vlerësuar 8.500 euro, ose 5.000 euro më pak se vlerësimet fillestare të prokurorisë. Shumë të cilën Gjykata Themelore e Shkupit e kërkon prej 6 të akuzuarve të paguajnë dëmshpërblimin prej 8.500 eurove.

Pikërisht, pas një viti, Byroja për furnizime publike ka shpallur tender për renovimin e këtyre hapësirave.

“Tenderi publik është shpallur më 13 prill dhe është i hapur deri më 21 prill të viti 2017. Shuma prej 305 mijë denarësh është ndarë për renovimin dhe adaptimin e zyrës popullore të Presidencës në qendër të Shkupit”, thanë nga Byroja për furnizime publike.

Një vit pas, gjurmët e bojërave kanë mbetur në fasadën e godinës, i cili ishte caku i parë i njollosur. Relikte këto, të cilave iu kanë bashkangjitur flamujt shtetëror të vendosur nga një rrymë e re protestuesish në këtë pranverë. Tani nga shoqata për “Maqedoni të përbashkët” thuren lavde për presidentin Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat