Bejta: Asnjë parti shqiptare nuk shkon me Gruevskim

Maqedonia

Bejta: Asnjë parti shqiptare nuk shkon me Gruevskim

Më: 15 prill 2017 Në ora: 08:01
Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, theksoi se edhe po të mbahen zgjedhje të reja, nuk ka parti shqiptare që do të koaliciononte me një strukturë politike anti-shqiptare, siç është VMRO DPMNE-ja.

“Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, VMRO DPMNE mund të ketë rezultate edhe më të dobëta. Përsëri vendos shumica e deputeteve. Unë nuk besoj që ndonjë parti politike shqiptare edhe pas zgjedhjeve të reja do ta ndryshonte mendimin, me një fjalor të tillë të VMRO DPMNE-së”, tha Nevzat Bejta, Nënkryetar i BDI-së.

Lidhur me mundësinë që ministrat e partisë së tij të japin dorëheqje nga qeveria, ai tha se kjo nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në krizën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat