Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom, zjarrfikësit reagojnë shpejtë

Maqedonia

Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom, zjarrfikësit reagojnë shpejtë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 11:56
Zjarrfikësit

Gjatë mëngjesit të sotëm në një ndërtesë në rrugën “Metodija Shatorov Sharlo” në rajonin e Komunës Aerodrom, qytetarët u shqetësuan nga një zjarr, por për fat të mirë shërbimet e zjarrfikësve reaguan shpejtë.

Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve ndaloi zgjerim të zjarrit, i cili filloi nga djegia e një aspiratori në një kuzhinë.

“Pranuam procedurë standarde. Në vendin e ngjarjes ka tre makina dhe shkallë për parandalimin e përhapjes së zjarrit. Shkaku i zjarrit ishte djegia e një aspiratori në një kuzhinë, duke shkaktuar dëme minimale materiale”, njoftojnë nga njësia e zjarfikësve./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat