Ivanov: Qeveria pa mandatin e presidentit nuk do të ketë legjitimitet

Maqedonia

Ivanov: Qeveria pa mandatin e presidentit nuk do të ketë legjitimitet

Më: 15 prill 2017 Në ora: 13:14
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni si dhe zgjidhjet e mundshme të krizës politike. Ai në intervistë deklaroi se Deklarata e partive shqiptare është ndërhyrje direkte, por edhe rrezikim i sovranitetit të Maqedonisë dhe se kërkesat e partive shqiptare nuk janë vetëm politikisht të rrezikshme, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën.

““Cili shtet evropian do të kishte pranuar platformë nga një shtet i huaj, të bëhet bazë për formimin e qeverisë. Ne jemi shtet multietnik, në të cilin askush nuk është i diskriminuar për shkak përkatësisë etnike dhe askush nuk është i përjashtuar. Në qeverin ka shqiptarë etnik si ministra të mbrojtjes dhe ministra të çështjeve evropiane. Ne jemi shtet i qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Ivanov.

I pyetur për mundësinë eventuale që të zgjidhet qeveria në Kuvend, pa e caktuar mandatin presidenti, Ivanov tha se juridikisht një gjë e tillë është e paqëndrueshme.

“Një gjë e tillë është vetëm dëshirë. Juridikisht është e paqëndrueshme. Qeveria e tillë nuk do të ketë legjitimitet. Kjo është theksuar qartë në Kushtetutën tonë. Në këtë rast do të kishte dy qeveri, ajo aktuale e cila është teknike dhe qeveria e cila do të ishte pa legjitimitetin e presidentit, gjegjësisht pa bazë kushtetuese”, deklaroi Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat