Lëvizja Besa: Autoritetet komunale të ndërpresin djegien e mbeturinave në Haraçinë

Maqedonia

Lëvizja Besa: Autoritetet komunale të ndërpresin djegien e mbeturinave në Haraçinë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 16:29
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa përmes një kumtese ju bën thirrje autoriteteve komunale në Haraçinë, të ndërpresin djegien e mbeturinave, për shkak se sipas tyre, qytetarëve ju kanoset rreziku i ndotjes së ajrit dhe ndotja e fushës nga toksinat.

“Edhe pse shqetësimi i qytetarëve është tejet i madh, autoritetet komunale vazhdojnë me avazin e vjetër – në vend se të menaxhojnë me grumbullimin e mbeturinave, ata bëjnë djegien e tyre. Në situatë të këtillë jeta e qytetarëve po rrezikohet në shumë drejtime: së pari shkaktohen vështirësi në komunikacion nga tymi i dendur në aksin rrugor Haraçinë-Kumanov? dhe Grushinë, ndërsa kështu stimulohet edhe ndotja e ajrit dhe rrezikimi i të mbjellave në fushën e Haraçinës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Nga kjo parti ftojnë autoritetet komunale që ta ndërpresin djegien e mbeturinave, si dhe menaxhimin adekuat të tyre, ndërsa i drejtohet edhe kompanisë, e cila është angazhuar për menaxhimin e mbeturinave që një gjë të tillë ta ndërpresë sa ma shpejt, por edhe në të ardhmen, që mos të përsëritet më kjo gjë, sepse sipas tyre, shëndeti i qytetarëve të Haraçinës është mbi të gjitha.

“Ju i premtuat Haraçinës se do t’i largoni mbeturinat tërësisht nga Haraçina dhe se ato do t’i dërgoni në Drislla, por ky premtim i juaj ende nuk po realizohet dhe ne si banorë të kësaj komune duam ta dimë se ku qëndron problemi i gjithë kësaj, që në Haraçinë ne ende po krijohen deponi të mbeturinave”, theksojnë nga Lëvizja Besa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat