“Të mos hidhet ushqimi i mbetur nga festa e Pashkëve”

Maqedonia

“Të mos hidhet ushqimi i mbetur nga festa e Pashkëve”

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:30
Ilustrim

Shoqata qytetare “Mirësjellja” me rastin e festës së Pashkëve, ka mbledhur ushqime dhe ju kanë shpërndarë të pastrehëve. Nga kjo shoqatë ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mos ta hudhin ushqimin e tepruar nga kjo festë, por ta dorëzojnë në këtë organizatë, të cilët pastaj do ta shpërndajnë tek nevojtarët.

“Shpresojmë që festat të na ndihmojnë, falënderojmë shumë që po na japin ushqim. Ne duam të jemi çdoherë të ndihmuar kur kemi nevojë. Unë çdo të shtunë jam këtu për të marr ushqim. Unë jetoj nëpër shtëpi të huaja deri sa të gjej shtëpinë time”, u shpreh për TV21 Zuzi Ristevska, e pastrehë.

Shoqata “Mirësjellja” nga ora 13-të çdo të shtunë vendoset para shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza, ndërsa thonë se këtë gjë e bëjnë tash më 4 vite. Organizatori tha se çdoherë kur ka apo jo festa janë në të njëjtin vend duke ndihmuar të pastrehuarit dhe rastet sociale.

Numri i përgjithshëm i të pastrehëve të regjistruar nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale arrin në 100-të, ndërsa si raste sociale janë regjistruar rreth 20 mijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat