Qendrat turistike në Maqedonoi përplot me mysafirë për Pashkë

Maqedonia

Qendrat turistike në Maqedonoi përplot me mysafirë për Pashkë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 19:21
Turistet

Rritet numri i mysafirëve në qendrat turistike të Maqedonisë gjatë festave të Pashkëve dhe fundjavës së zgjatur. Kapacitetet për akomodim në Dojran janë plotësuar tërësisht, Ohri dhe riviera numërojnë kryesisht turistë vendor dhe turistë prej shteteve fqinje, ndërsa në Berovë kërkohen më shumë vende.

Arsye për vizitueshmërinë është edhe përputhja e festës tek të krishterët dhe katolikët. Në kafenetë e Ohrit dhe në resotrane është përlot me mysafirë edhe për shkak të motit të mirë.

Nga Byroja turistike, njoftojnë se kapacitete në Dojran janë tërësisht të mbushura edhe ato private edhe ato komerciale. Vlerësimi është se janë mbi 10 mijë turistë, shumica vendorë.

Rezervimet për qendrat turistike kanë në vijim edhe për festat e majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat