Maqedonia kërcënohet nga epidemia e fruthit

Maqedonia

Maqedonia kërcënohet nga epidemia e fruthit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 21:48
Ilustrim

Punonjësit e shëndetësisë dhe epidemiologët paralajmërojnë se për shkak të uljes së nivelit të imunitetit, vaksinimit jo të rregullt dhe frika e përgjithshme që mbterëton në mesin e prindërve ndaj vaksinave, ekziston kërcënim i madh nga përhapja e epidemisë së fruthit.

“Tek ne për momentin nuk ka të infektuar, por sëmundja po përhapet në afërsinë tonë dhe mund të transmetohet shumë lehtë. Në Maqedoni ka rënë numri i fëmijëve që marrin vaksinë kundër fruthit, lisë dhe shytave”, thonë epidemilogët për Faktor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron të rritet vaksinimi, në mënyrë që të shtohet edhe imuniteti i përgjithshëm. Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se nuk ka imunitet kolektiv në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat